Ekipi mirditas i drejtuar nga Lindita Hoxha me një lojë spektakolare ka vulosur përfundimisht, pjesmarrjen në finalen e Kupës së Shqipërisë, në volejboll për femra. Ndesha e ditës së sotme është zhvilluar në “Tirana Olimpik Park”.
Pas një ndeshje me epërsi të dukshme në çdo aksion nga Mirdita ka siguruar e para vendin e nderit dhe premtues drejt majave të këtij kampionati, duke u renditur ndër ekipet që do të pasojnë drejt Kupës se Shqipërisë në volejboll për femra.
Kjo u arrit sot pas fitores 3-0 arritur ndaj ekipit të Tiranës, në gjysmëfinalen e zhvilluar ne sallën e lojërave me dorë, “Feti Borova”.