Dy muaj më parë Alban Skënderaj dhe Miriam Cani zgjodhën të japin lajmin e bukur të pritjes së fëmijës së dyte në një koncert në Prishtinë.
Tashmë barku i këngëtares është rritur e teksa jemi në pritje të gjinisë së bebes së dytë, Miriam ka postuar mëngjesin e sotëm një foto teksa shijon rrezet e diellit në plazh. “Më në fund pak pushime dhe për mua”, shkruan Miriam teksa të gjithë i kemi sytë tek barku i rrumbullakosur.
Lexo edhe- Miriam Cani sërish shtatzënë, ja momenti kur Albani jep lajmin e gëzueshëm!
Miriami dhe Albani janë çifti i surprizave dhe këtë e kanë treguar disa herë. Kështu ndodhi me shtatzëninë e parë, kështu ndodhi edhe me ceremoninë e martesës dhe njëlloj edhe për lajmin e pritjes së ëmbël.
Miriam dhe Albani janë prindër të bukuroshes Amel.