Mirlind Daku mori një ftesë të merituar për në “Euro 2024”. Pas një sezoni fantastik në kampionatin rus, me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi nga Gjilani shënoi 10 gola dhe dhuroi 4 asiste.
Sikundër bënë me dije edhe faqja zyrtare e Premier Ligës në Rusi, Mirlind Daku është pjesë e formacionit më të mirë të sezonit që u mbyll.
Një sukses i jashtëzakonshëm për Dakun, një motiv krenarie dhe mbi të gjitha një shtysë e madhe për të, për të dhënë maksimumin e tij, sa herë do të kërkohet që të zbresë në fushën e lojës nga tekniku Sylvinho.
Sulmuesi dardan numëron 5 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, teksa ka shënuar dhe një gol në eliminatoret e Euro 2024, ndaj Polonisë në “Air Albania”.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/forma1.png)