Të shumtë janë njerëzit që e adhurojnë mishin e pulës. Ato që merren me palestër kryesisht, e kanë të domosdoshme konsumimin e këtij lloji mishi.
Mishi i pulës konsiderohet si më i shëndetshëm krahasuar me mishin e kuq.
Më poshtë keni disa arsye përse duhet të konsumoni mishin e bardhë:
Shëndet më i mirë i kockave
Mishi i pulës përmban minerale të tilla si kalciumi dhe fosfori.
Proteina
Të konsumosh mishin e pulës ndihmon në një zhvillim më të shpejtë dhe më të mirë të muskujve.
Lufton gripin dhe të ftohtin
Konsumimi i mishit të pulës ndihmon në përmirësimin e gjendjes gripale. Edhe supa e pulës ndihmon në pastrimin e mukozës së traktit respirator, e cila shkakton bllokim të aparatit frymëmarrës. Supa e pulës mund të shërojë gjithashtu edhe dhimbjen e fytit.
Anti – depresant natyral
Mishi i pulës rrit nivelin e serotonines në tru. Në këtë mënyrë ndihmon në përmirësimin e humorit dhe lehtëson shqetesimet që mund të lindin me gjumin.
Shëndet shumë i mirë i zemrës
Mishi i pulës përmban vitaminë B6. Kjo lloj vitamine ul nivelin e homicitinës. Kjo e fundit është një amino acid i cili shkakton sëmundje kardiovaskulare, por nëse është në nivele të larta. Acidi yndyror, omega 3-sh, e cila gjendet në mishin e pulës, shërben edhe për të reduktuar sasinë e triglicerideve.