Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Missi që piloton avionët luftarakë në ushtri!

20:09 / January 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
missi shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Miss Amerika është 22 vjeçe, bjonde dhe ka studiuar në Harvard! Ka rripin e zi në taekwondo! Ndoshta kur ta pyesin “cila është ëndrra jote?” nuk do të përgjigjet “paqja botërore”. Madison Marsh nuk mund të mendojë seriozisht për paqen globale vetëm nëse duhet të ndryshojë vendin e punës: Vajza e zgjedhur në Orlando të Floridas më e bukura në Amerikë, është një ‘top gun’ pilote e avionëve luftarakë në ushtri.

Është hera e parë në historinë qindravjeçar të garës që një pjesëtar i një trupe ushtarake, fiton titullin. “Jam shumë e lumtur – komentoi ajo në intervistën e saj të parë – që mund të përfaqësoj gratë që thyejnë stereotipet”. Marsh ia kushtoi fitoren nënës së saj, e cila vdiq nga kanceri në pankreas në vitin 2018, një ditë pasi vajza e saj hyri në akademinë ushtarake. Që në moshën 17-vjeçare, Madison i kushtoi asaj një fondacion për të ndihmuar të prekurit nga kjo formë kanceri. Organizata jofitimprurëse ka mbledhur më shumë se 250 mijë dollarë.

Karriera

Titulli i Miss Amerika mund t’i japë një shtysë kauzës së saj. “Të gjithë mund të arrijnë diçka – komentoi Marsh – nëse unë vij nga një qytet i vogël dhe tani jam pjesë e komunitetit global të miss-eve, atëherë mund ta bëni edhe ju”. Para se të mendonte për Miss America, vajza e lindur në vitin 2001 në Fort Smith, qyteti i tretë më i populluar në Arkansas, arriti qëllime po aq të vështira, por në fusha të ndryshme: Arriti të hynte në akademinë e aviacionit ushtarak në El Paso County, Kolorado, si kadete dhe mori patentëne pilotes. Ëndërron të bëhet astronaute. Ndërkohë mori pjesë në Harvard për një diplomë master në politikat publike.

Ushtria dhe universiteti

Grada e saj ushtarake është “2Lt”, “toger i dytë”. Ndërsa ndoqi kurset e fizikës dhe astronomisë në akademi, Madison vendosi të merrte pjesë në konkursin e Miss Academy dhe fitoi. Më pas u përpoq për titullin Miss Kolorado, në maj

“Nuk e mendoja se do të arrija ndonjëherë të hyja në Harvard nëse nuk do të kisha shkuar në akademinë e aviacionit. Dhe nuk mendoj se do të isha bërë ndonjëherë Miss Kolorado pa akademinë ushtarake, “sepse ata më trajnuan të bëhesha lider. Kjo fitore e kualifikoi më pas për konkursin Miss America.

Në konkurs nuk fitoi duke kënduar apo kërcuar por duke u prezantuar me një monolog. Ku tregoi historinë e saj, vështirësitë ditën kur fluturoi vetëm me një avion, pa ndihmën e instruktorit: Ishte vetëm 16 vjeç.

“Unë jam këtu për t’i treguar botës se gratë janë të afta të bëjnë gjithçka. I gjithë ky vit – shkroi ajo në rrjetet sociale – të kushtohet ty, nënë. Bota do ta dijë historinë tënde”.

miss amerika pilote USHTRI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.