Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Misteri/ A u arratis Alqi Bllako pas dorëzimit të mandatit të deputetit?

22:58 / March 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bllako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia njoftoi sot arrestimin e disa të akuzuarve për aferën e inceneratorëve. Madje disa prej tyre u fotografuan në hyrje të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të shoqëruar nga policët. Por deri në orët e vona të natës nuk ka një konfirmim për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Menjëherë kanë nisur spekullimet, sipas të cilave Bllako është arratisur jashtë vendit.

Gjatë të gjithë ditës, në media qarkulluan lajme për vetëdorëzimin e tij në polici, por pavarësisht raportimeve sporadike, mungoi një konfirmim zyrtar nga policia për ekzekutimin e urdhër-arrestit të SPAK. Versioni i arratisjes gjithsesi mbetet një spekullim për momentin, por zyrtarët më të lartë të policisë kanë disa orë që kanë ndërprerë çdo komunikim me gazetarët.

Tymnajën e shton më shumë një postim i avokatit të Alqi Bllakos në Instagram, që ka nxjerrë foton nga një avion me mesazhin: Përqafime!

Alqi Bllako u duk se pranoi verdiktin e gjykatës që nga momenti që i dërgoi Kuvendit kërkesën për të dorëzuar mandatin. Pavarësisht se pretendon pafajësinë, deputeti u shpreh se ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë. Por fakti që nuk është arrestuar ende të bën të mendosh se Bllako ia ka mbathur dhe zvarritja e proçedurave, statusi në Facebook, mund të ketë qenë një lojë për t’ia hedhur policisë.

Statusi i plotë i Alqi Bllakos para se të dorëzonte mandatin

Të nderuar miq!

Natyrisht jam i tronditur nga kërkesa e SPAK-ut për ndalimin tim. Kam bindjen e thellë që një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë time; me bindjen e palëkundur se as kam shkelur kurrë ligjet e vendit e madje as kam thyer kurrë etikën e detyrës që kam ushtruar!

Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë.
Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik.

Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë!

Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen!

Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve!

sokol hazizaj

Alqi Bllako arratisje sokol hazizaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.