Dalin detaje të reja për pilotin e zhdukur me futbollistin Emiliano Sala në aeroplanin që kishte relacionin Nantes-Cardiff. Piloti nuk kishte fare licensë për të vozitur atë aeroplan pasi që ishte vetëm pilot privat dhe jo pilot kompanie. Në rrjetet sociale të tij ai promovonte punën e tij si një hiadraulik dhe DJ i një klubi të natës, shkruan Indeksonline.
Miqtë e tij nuk e konsideronin punën e tij me aeroplan si serioze dhe e konsideronin atë hidraulik të zoti, e aspak si një pilot. Poashtu, Dave ishte i zhytur në borxhe, për çka së fundi kishte marrë një kredi të lartë. Këto fakte kanë bërë të mendojnë se Dave mund ta kishte planifikuar më të keqen!