21-vjeçari Mario Mitaj sillet në fushë si një futbollist me përvojë. Pasimet e tij kanë ndihmuar Al Ittihad të arrijë rezultat në kampionatin arab.
Për këtë cilësi ai vlerësohet si mbrojtësi më rezultativ i krahut deri 23 vjeç mes 67 ligave në të gjithë botën. Sipas analizës së kryer nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport, Mitaj është 89.4% i saktë në pasimet e tij.
Një e dhënë befasuese ku janë përfshirë ata lojtarë të cilët janë aktivizuar të paktën 720 minuta në këtë sezon. Në këtë sezon të Superligës së Arabisë, Mario Mitaj është aktivizuar në 14 ndeshje ku ka shënuar 1 gola dhe ka dhënë 2 asiste.