Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, do të mbledhë homologët e tij të djathtë në Bukuresht në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane për rezolutën në mbrojtje të Fredi Belerit. Lëvizja e qeverisë greke vjen vetëm një ditë pasi kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u dënua me 2 vite burg nga GJKKO.
Në këtë projekt-rezolutë flitet për shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë së zotit Beleri nga ana e autoriteteve shqiptare që nuk kanë lejuar deri tani betimin e tij si kryebashkiak.
“Kjo bazohet në qëndrimin nënçmues të shtetarëve të Tiranës ndaj “shtetit të së drejtës, të drejtave themelore, të drejtave të pakicës kombëtare greke dhe mbi të gjitha ndaj traktateve komunitare, gjë që sipas qeverisë greke krijon një hendek politik në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së. Do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë (Gjykatës së Shqipërisë) dhe më pas Strasburgut”. Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të respektojnë ligjin në këtë rast.