Olta Boka ka qëndruar larg rrjeteve sociale përgjithësisht, megjithatë është kujdesur të ndajë me ndjekësit momentet më të ëmbla të saj. Së fundmi këngëtarja ka treguar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se si e lumturojnë disa gjëra të vogla, të cilat i kanë ndryshuar përditshmërinë.
“Ka disa gjera te vogla ne jete
qe te lumturojne pa mase. Mjafton nje arome🌹, nje gjest🙏🏻,
nje dite e bukur me diell 🌞 apo nje vakt i
shijshem 🍲.
Sot me aromatizuan diten, petalet e trendafilave te bahces se mamit e
babit @reshitboka qe
kisha kohe qe mezi i prisja.
Si per fillim, e nisa me receten me te thjeshte por njekohesisht ate te
preferuaren time “Rose Lemonade” 🍹Tani me duhet te pres
ca dite, por besoj se jam mjaftueshem e karikuar nga lumturia e sotme qe me ben
te kem durim”, ka shkruar Boka krah fotos së fundit në ‘Instagram’.
Me siguri Olta nuk është e vetmja e cila me ardhjen e verës ka nisur të përgatisë limonatë me petalet e trëndafilave plot ngjyra, të cilat e kanë ngrohur mjaftueshëm ditën e këngëtares.