Specialistët në fushën e ndërtimeve dhe gjeologjisë kanë folur në emisionin “Log” lidhur me tërmetet shkatërrimtare në Turqi e Siri.
Ish-drejtor i Institutit të Ndërtimit Artur Roshi, inxhinieri gjeolog/sizmolog Klodian Skrame dhe Drejtori i Eurokodeve Rikard Luka, ishin në sinkron kur thanë se kryefjala për sigurinë gna tërmetet duhet të jetë te parandalimi, pra në marrjen e masave për standartet e ndërtimit përpara ndodhjes së tragjedive.
Ndërkohë Roshi tha se qeveria nuk ka një plan konkret për ndërtesat që do të ndërtohen dhe ku duhet të ndërtohen. Ai shtoi se taksat e shqiptarëve shpërdorohen dhe ndërtimet nuk janë të cilësisë që duhet për të përballuar katastrofat nga tërmetet.
Pjesë nga biseda në studio:
Roshi: Nuk ka një projekt qeveria që do të ndërtohen x godina. Problemi këtu janë taksat e shqiptarëve. Shpërdorohen grantet dhe paratë e shqiptarëve.
Luka: Ka disa faktorë që lidhen me proçesin si zhvillohet dhe sa zgjat. Pas një fatkeqësie është një teori që thotë rindërto më mirë. Por a po rindërtojmë më mirë realisht? Ne shohim se prapë jemi kthyer në vitet 78 dhe jemi kthyer te të vjetrat. Ne nuk jemi në luksin për të bashkëjetuar me tërmetin dhe të konkurrojmë vetëm për të bukurin, por duhet siguria. Vlerësimi i godinave 50-vjeçare duhet bërë. Duhet të bëjmë të qartë që godinat projektohen për 50-vite në Shqipëri. Kjo nuk do të thotë që duhen shembur, por duhet të shohim që të mirëmbahen. Cilësia e dobët e betonit që kur është bërë, ndërsa tani pas 50 viteve imagjinoni si mund të jenë bërë. Unë jam dakord të ndryshohet kodi penal që të futet në burg inxhinieri, por duhet parandalimi. Nëse harxhojmë një lekë në parandalim, shpëtojmë 7 lekë pas parandalimit të fatkeqësisë. Dhe ideja e eurokodeve kjo është. Ç’rëndësi ka tani që futini në burg këta inxhinierë, etij. Ne duhet të fokusohemi te parandalimi.
Roshi: Të gjitha këto kanë të bënë me atë që quhet rivlerësim i ciklit jetësor të projektit. Marrim si shembull një urë. Nëse ne do ta lyejmë një urë me materialet përkatëse (antiruxho), ajo do të vijojë të qëndrojë.
Skane: Parandalimi është kryefjala. Mjafton një humbje jete në llogaritjet e riskut dhe vlera është infinit. Parandalimi bëhet me ndryshimin e kushteve teknike. Në 79 nuk kishim as smartfonë e as kompjuter. Sot flitet në Turqi për një çarje prej 100 km. Sikur të bjerë një tërmet në Athinë, këtu te ne shkakton 10 mijë të vdekur. Ne sot ndërtojmë kudo, ndërtojmë në kodra, në bregdet, në këneta. Por duhet të aplikojmë kushtet teknike.