Mjeku Tritan Kalo thotë se mushkonjat të cilat tashmë janë të mirëinstaluara në hapësirat tona, përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbi-infektohen e të qelbëzohen, dhe se përhapin infeksione të sistemit nervor qendror, apo ethen, malarien.
Po ashtu mjeku i njohur bën një paralelizëm me fqinjët tanë të cilët e kanë këtë shqetësim gjatë këtij sezoni, ndërsa ka publikuar edhe disa nga pasojat që kanë lënë mushkonjat tek pacientet që janë paraqitur në QSUT për mjekim.
“Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, ne nuk jemi të përjashtuar prej tyre”.
Kalo konfirmon se jemi vonë për të filluar dezinsektimin, por së paku më mirë vonë se kurrë. Tenderi për dezinfektimin ka dështuar në Agjencinë e Blerjeve të përqendruara, për shkak të burokracive. Ndaj qytetarët duhet të vuajnë këtë verë pickimet e mushkonjave në zonat urbane dhe parehatinë për të pushuar në zonat bregdetare.