Ndeshja e sotme mes Tottenhamit dhe Ajaxit në Champions League e cila përfundoi me rezultarin 0-1 për holandezët, solli edhe një moment paniku.
Mbrojtësi i Tottenham, Jan Vertongen pësoi një goditje në fytyrë nga portieri i Ajaksit dhe ra në tokë i gjakosur, me një të çarë në hundë.
Ai mori ndihmën nga stafi mjekësor dhe pastaj vendosi të kthehej në fushë.
Gjyqtari pyeti disa herë stafin mjekësor të anglezëve nëse futbollisti ishte në rregull, pasi kishte pësuar tronditje dhe ata iu përgjigjën pozitivisht.
Por vetëm pak sekonda më vonë, lojtari bëri shenjë që nuk mund të vazhdonte më dhe sa kaloi vijën e bardhë u shfaq në gjendje shumë të rënduar.
Atij i filluan konvulsionet dhe të vjellat ndërsa po përshëndetej me trajnerin Pochetino dhe u desh ky i fundit që ta mbante të mos rrëzohej.
Dukej qartësisht që mbrojtësi kishte pësuar një tronditje cerebrale dhe gjendja e tij ishet relativisht shqetësuese, ndaj ishte e pakuptimtë se si mjekët vendosën ta kthenin qoftë edhe për pak çaste në fushën e lojës.