Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjeku epidemiolog: Virusi përhapet në dy faza, Shqipëria ndodhet pranë fazës së dytë

14:29 / March 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alban Ylli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku epidemiolog Alban Ylli ka komentuar situatën e krijuar në vend, pas përhapjes së COVID-19.  Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, mjeku epidemiolog tha se përhapja e COVID-19 kalon në dy faza.

Faza e parë sipas tij dyfishon numrin e të infektuarve çdo pesë ditë, kurse faza e dytë thekson doktori rrit eksponencialisht në çdo dy apo tri ditë numrin e të infektuarve. Ai tha se shteti fqinj i Italisë dhe shumë vende të Evropës Perëndimore ndodhen aktualisht në fazën e dytë. Sipas epidemiologut, Shqipëria ndodhet shumë pranë fazës së dytë, por ai beson fort në faktin se masat e aplikuara prej autoriteteve për distancimin social do të japin impakt pozitiv në uljen e kurbës së epidemisë.

“Duhet të theksojmë se çdo epidemi në secilin vend ndjek linja karakteristike, por megjithatë ka diçka që i bashkon ato. Pas fazës së parë, ku rastet fillojnë të përhapen në popullatë me një ritëm, i cili dyfishohet çdo pesë ditë, vjen një fazë e dytë që quhet faza eksponenciale e epidemisë gjatë të cilës rastet dyfishohen çdo dy apo tri ditë. Pra, kjo është faza ku ndodhet sot Italia dhe shumica e vendeve të Evropës perëndimore. Shqipëria duket se është afër kësaj faze, por unë shpresoj që masat drastike të marra në vendin tonë për distancimin social kanë filluar në kohën e duhur dhe ndoshta ne do të kemi mundësi të shohim një qarkullim të ngadalësuar të virusit dhe zbutje të kurbës se epidemisë, nga njëra ana për të shpëtuar jetën e individëve dhe nga ana tjetër për të ulur stresin mbi sistemin shëndetësor”, tha ai.

Gjithashtu mjeku ka dhe një apel të fortë për të gjithë qytetarët, ku kërkon prej tyre respektimin me rigorozitet të të gjithë rregullave të caktuara nga autoritetet shtetërore

“Është thelbësore për sot të zbatohen masat, sepse kjo do të bëjë të mundur që kurba e epidemisë në Shqipëri do të ndjekë një profil të ndryshëm nga ajo që vihet re në Itali“, shtoi ai.

epidemiolog tirananews.al virusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

OBSH qetëson për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes së tij përtej Indisë është i ulët

08:37 / January 30, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.