Kush është Gert Shehu dhe pse goditi me grusht Sali Berishën? Një ngjarje e rëndë që preku sigurinë e një prej figurave më popullore të politikës 30-vjeçare në Shqipëri.
Sadik Lala, mjeku i agresorit, thotë se ai vuan nga psikoza dhe nga halucinacionet. “Personi vuan nga psikoza, në gjuhën përditshme të popullit thuhet paranoja dhe paranojat janë disa llojesh. Psikotik quhet një person që ka çrregullime të perceptimit dhe këtu fute halucinacione, futen besimet e gabuara dhe forma më e keqe e halucinacione janë halucinacione dëgjimore kur personat krijojnë zëra”,-theksoi ai.
31-vjeçari sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. Ai goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. Berisha ka akuzuar Ramën për ngjarjen.