Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mjeku i diktatorit: Nexhmije Hoxha s’e ka komanduar kurrë Shqipërinë, as Enverin

22:14 / October 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
isuf kalo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Nexhmije Hoxha nuk e ka komanduar kurrë Shqipërinë, as Enver Hoxhën.

Sipas Kalos, Nexhmije Hoxha po ashtu nuk ka bërë asnjë rezistencë apo të komplotonte kundër Ramiz Alisë kur ky i fundit u bë president i vendit.

Isuf  Kalo u shpreh se kur PD i ka kërkuar Alisë që të arrestojë Nexhmijen, ishte një kërkesë që Ramizi edhe mund ta refuzonte, por ai e bëri fakt. Sipas tij, arrestimi i Nexhmijes nga ana e Alisë ishte një akt, për të cilin Ramiz Alija më së pakti duhej të jepte dorëheqjen.

Isuf Kalo: Në libër kam thënë se Nexhmija dhe Ramizi, si të gjithë kanë tipare të njerëzve të zakonshëm. Nuk janë gjithmonë egërsira që të bëjnë këtë apo atë. Unë nuk kam asnjë borxh ndaj familjes Hoxha, madje iu kam bërë shërbime, kam marrë vetëm mirënjohje. Unë nuk kam pasur asnjë tentativë për të shpëtuar Naxhmijen. Dyshohet se Nexhmija e ka promovuar Ramizin si kryetar dhe Ramizi duhej ta kthehej. U kthye një mllef popullor ndaj Nexhmijes dhe doli sikur Ramiz Alija ishte engjëlli kur ai ishte në krye.

E vërteta është që Nexhmije Hoxha nuk ka komanduar Shqipërinë asnjëherë, as Enver Hoxhën, edhe po të donte nuk e bënte dot. E treta, Nexhmije Hoxha nuk e ka penguar Ramiz Alinë të bëhet president dhe nuk njoh asnjë iniciativë kundër Ramizit.  Kur PD i ka kërkuar Ramiz Alisë që të arrestonte Nexhmijen, ai e arrestoi. Ndoshta edhe unë do ta bëja, por nesër ai duhej të jepte dorëheqjen, si shenjë morale.

ENVER HOXHA Isuf Kalo komanduar Nexhmije Hoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.