Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se varianti Delta nga pikëpamja klinike u ngjan virozave të tjera, me dhimbje koke, gryke dhe rrufë apo diarre.
Ai theksoi se vaksinat nuk e ndërpresin totalisht zinxhirin e infektimeve.
“Varianti Delta njihet mirë prej disa muajsh pasi kemi pasur kohë të studionim. Është në variant dominat dhe një transmetueshmëri të lartë. Nga pikëpamja klinike u ngjan virozave të tjera, me dhimbje koke, gryke dhe rrufë apo diarre. Nga këto aspekte duhet dopio dozë patjetër. Ndoshta coronavax ka nevojë për një dozë të tretë në raport me këtë variant. Edhe Turqia e ka aplikuar një gjë të tillë, duke qenë se ne kemi një strategji të pothuajse të njëjtë. Sigurisht që të gjitha vaksinat kanë një efektshmëri më të ulët kundrejt këtij varianti.
Në një formë të tillë, një person i imunizuar mund të infektojë sërish, gjë e cila nuk është një lajm i mirë, sepse duhet të ndërpritet zinxhiri i infektimi, gjë e cila me Deltën nuk ndodh. Prandaj duhet të kemi një vaksinim. Ndërsa imuniteti natyror është i mjaftueshëm dhe nuk kemi sinjalizime në këtë aspekt. Deri më tani nuk ka pasur një vaksinim 100%, gjë e cila ka ndodhur vetëm me linë. Sepse vaksinimi duhet të bëhet edhe njëkohësisht, gjë e cila është pothuajse utopike. Prandaj synimi i është që të kishte një vaksinim 70-75% të popullatës. Tani efektshmëria ka rënë goxha, prandaj një imunizim total i popullsisë është i pamundur”, tha Alimehmeti për mediat.