Virusi i ri që po merr jetë njerëzish e po përhapet me shpejtësi në Kinë, nuk e ka prekur Shqipërinë. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se nuk kemi raste me koronavirus, një sëmundje që fillimisht ngjan me gripin, por shkakton komplikacione, deri në humbje jete.
Mjeku i QSUT Pëllumb Pipero beson se ky virus ka hyrë edhe në vendin tonë.
Ai tha se brenda 2-3 javësh mund të kemi rastin e parë të identifikuar.
“Pacienti i dyshuar që vdiq dje nuk ishte i sëmurë me koronavirus. Virusi transmetohet nga një person i prekur te një person i shëndetshëm edhe pa simptoma. Nuk kemi numër të shtuar të të sëmurëve me grip.
Mendoj që virusi duhet të ketë hyrë, ka apo s’ka qarkullim të shtuar s’mund ta them.
Mund të jem i gabuar, ndoshta në 2-3 javë mund të jetë rasti i parë i konfirmuar”, tha Pipero në Opinion.