Mjeku 54-vjeçar Marco Buglione ka qenë i pari që ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në qendrën e re të vaksinave anticovid në aeroportin e Fiumicinos në Romë të Italisë.
Mjeku okulist nga Italia është profesor në Universitetin e Tiranës, shkruajnë mediat italiane.
Në këtë qendër do të përfundojë vaksinimi i mjekëve të pavarur dhe profesionistëve të tjerë italianë.
“Besoj se është një vaksinë e prodhimtarisë së shkëlqyer. Britanikët, ndër njerëzit më të mirë në botë, e studiuan mirë në Oksford. Ne gjithashtu shpresojmë që të gjitha vaksinat të funksionojnë mirë dhe që kjo histori e tmerrshme të përfundojë së shpejti, për të gjithë”, tha mjeku okulist.