Mjeku Tritan Kalo i ftuar në “Dritare” në News 24 ka komentuar rritjen e pagave për mjekët në Kosovë. Kalo u shpreh se Kosova me një buxhet më pak se gjysma e Shqipërisë paguan më mirë për mjekët, kur mund të ndodhë edhe e kundërta.
Mjeku shtoi se në Kosovë pavarësisht rritjes së pagave doktorët ende janë të pakënaqur se i duan rrogat njësoj me të deputetëve.
“Rritja progresive është e ndjeshme në xhepat e personelit mjekësor. Nëse Kosova me një buxhet sa gjysma e Shqipërisë, pse duhet të paguajë Shqipëria më pak për mjekët.
Unë jam doktor i asociuar dhe nuk e kam rrogën 800. Në Kosovë doktorët janë të pakënaqur me rritjen e pagave i duan njësoj me ata të deputeteve”, tha ai.