Në aksin Levan-Vlorë, një automjet në të cilin udhëtonin tre persona, ka dalë sot nga rruga dhe ka rënë në një kanal. Policia e Vlorës ka njoftuar se nga aksidenti kanë mbetur tre persona të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 16: 17, në autostradë Fier-Vlorë, shtetasi G. A., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasoje e aksidentit kanë ngelur të dëmtuar 3 pasagjerët shtetasit Q. A, N. A, dhe V. A., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar policia.