Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja do të procedojë me mocion të votëbesimit ndaj Qeverisë së PAN-it në momentin që sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës.
Siç shkruan ai në Facebook, “nuk pranon asnjë kushtëzim nga askush”.
Partitë opozitare, vazhdojnë të kontestojnë legjitimitetin e Qeverisë aktuale të Kosovës, por zyrtarisht nuk kanë ndërmarrë ndonjë nismë drejt ngritjes së ndonjë mocioni të mosbesimit, ngase u mungojnë votat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj, raporton Koha.net.
Lista Serbe, më herët ka ofruar votat për rrëzimin e Qeverisë, por partitë opozitare kanë thënë se ato vota nuk do t’ua kërkojnë, por si vota të deputetëve do të ishin të pranueshme.
Kujtojmë se opozita gjithashtu ka deklaruar se rrëzimin e Qeverisë e duan për shkak të punës që ka bërë e po bën, por, kanë thënë se taksa, nuk do të jetë kurrë arsyeja që ata duan rrëzimin e kësaj qeverie.
LDK-ja e VV-ja, madje e kritikojnë vazhdimisht PSD-në, që është parti opozitare, se nuk e do rrëzimin e Qeverisë dhe se është në linjë me të dhe s’i ofron votat, por kjo e fundit, ka thënë se i kanë gati nënshkrimet.