Ajo është vetëm 21 vjeçe por modelja e famshme Halima Aden është një vajzë që ka thyer paragjykimet. Ajo është femra e parë që ka veshur një burka në paraqitjen e “Miss Minnesota”, në ShBA dhe njëkohesisht edhe modelja e parë që është shfaqur me rroba banje për Sports Illustrated.
Të hënën Sport Ilustrated ka njoftuar se Aden shfaqet me bikini në formën e modelit burkas. Aden ka pozuar dy herë dhe kjo është hera e parë që një modele pozon në këtë mënyrë. Zeshkanja simpatike është fotografuar duke veshur një burka të zezë nga No Ka’Oi dhe një stil shumëngjyrësh nga Cynthia Rowley.