Moderatori Ermal Peçi, prezantues në INtv dhe konkurent në “Dance ëith me”, thyen akullin dhe flet për pozicionin e tij në INtv, pas lajmeve për mbylljen e tij. Ja si e komenton ai në postimin zyrtar në llogarinë e tij, Instagram!
“Në çdo moment kam dashur të ndaj me ju gjithçka! Nuk do dëshiroja që interesimit tuaj të vazhdueshëm ti përgjigjem me heshtje… s’do isha unë! INtv nuk mundi të niste sezonin e ri ndaj kjo është arsyeja përse ‘Trokit’ nuk erdhi në ekranin tuaj! Në çdo eksperiencë ruaj gjithmone kujtimet më të bukura siç këto vite në INtv ishin plot dashuri me programet që aq shumë investova ‘Eurobeat’, ‘Një kat më lart’ dhe ‘Trokit’. Keni qenë aq shumë pranë këtyre programeve duke u bërë shtysa ime për gjithçka ndamë. Çdo gjë lë gjurmë! Eksperienca e ketyre tre viteve ishte IN dhe shumë dashuri! Të tjera na presin! Deri në ndalesën e re profesionale, ju ftoj të kërcejmë të hënave ne #Danceëithme”, shkruan ai.