Mbrëmja e kaluar ka qenë plot surpriza në “Kurthin e Piter Pan” ku të ftuar ishin aktori i humorit Florjan Binaj dhe këngëtarja Juliana Pasha.
Ne fillim te emisionit moderatorja Alketa Vejsiu u përball me një situatë pak të sikletshme por ajo e kaloi me spontanitet, duke treguar se di t’i menaxhojë mirë situatat.
Teksa ishte në intervistë me aktorin e humorit, Florjan Binaj, moderatores ju shkëput njëri nga vathët dhe i ra në tokë. Menjëherë, fëmija që prezanton bashkë me Alketën këtë puntatë, Eno e mori dhe ja dha në dorë.
Alketa e vendosi përsëri vathin e rënë,ndërsa intervista vazhdonte. Këo janë situata që edhe ndodhin në transmetime live por me profesionalizmin që e karakterizon Alketa Vejsiun këto ndodhi kalohen natyrshëm! /Lexo.al/