Arbana Osmani zbuloi ditën e djeshme se “Big Brother VIP” do të nisë brenda këtij viti dhe se kasti i personazheve do të jetë më i mirë se i pari.
“Kryefjala.com” mëson se personazhi i parë që do të jetë pjesë e BBVIP do të jetë moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito.
Ndonëse emri i Kiarës është lakuar në mediat rozë si konkurrente e këtij reality show, vetë moderatorja nuk ka bërë asnjë reagim.
