Moderatorja Jonida Vokshi ka konfirmuar gjatë hapjes së prime-it të mbrëmshme në “Big Brother VIP Kosova” se është në pritje të ëmbël.
Ishte opinionisti Olti Curri i cili e nisi bisedën në nisjen e spektaklit, nga një lajm në portalin “Kryefjala”, që thoshte se Vokshi ishte shtatzënë për herë të dytë, teksa Jonida pasi e lexoi, konfirmoi menjëherë lajmin.
“Jam shumë e lumtur që po e ndaj këtë lajm me ju. Këtë rrugëtim kaq të mbushur me emocione, e kam nisur vetë e dyta”, u shpreh Jonida.
