Gea Braha është gazetare e njohur sportive shqiptare. Në një intervistë për “Panorama plus”, Gea tregon se në kohën kur prezanonte “Bar Skedina”, vinte baste dhe u bë eksperte.
“Po, kam vendosur baste dhe jo vetëm kaq, sepse u bëra eksperte. (qesh) U mësova sigurisht nga formati dhe pati një periudhë që po fitoja shumë shpesh madje”, është shprehur Gea.
Ajo tregoi se ka marrë edhe oferta për t’iu futur kinemasë, por po i mendon.
“Po, madje kam marrë shumë. Por i shoh me kujdes, pasi duhet të jenë dhe bindëse. Nëse do të kishte diçka që ia vlen, pse jo”, është përgjigjur Gea.