Ori Nebiaj është një nga prezantueset e emisionit të mëngjesit në Top Channel ‘Ëake up’.
Ditën e sotme moderatorja është vënë para një momenti të sikletshëm, pasi në studio është vënë një regjistrim.
Në audion e vënë në sfond dëgjohej Ori duke kënduar për qejfin e saj gjatë pauzave të emisionit kur vendoset këngë për audiencën.
Ori e vënë në siklet u mundua të shpjegonte situatën.
‘O zot ma kanë xhiruar zërin. Kjo jam unë, e tmerrshme. Ateherë që të kemi një sqarim, teksa kënga është në sfond, dëgjohet pak më mirë. Faleminderit ky ishte një mëngjes autodestruktiv. Unë sapo varrosa veten me këtë këngë. Unë nuk guxoj më të kujtoj adoleshencën, të kthej kokën pas se këtu të bëjnë gjëmën’, tha Ori duke qeshur.