18-vjeçari Aureljo Dervishi mbeti i vrarë në Shkozë, pas sherrit mes të rinjve. “Molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.
Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë me personin që ka konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe ka nisur konflikti fizik. Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.
Lexo edhe :
Related Posts
Të arrestuarit janë Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe tre të mitur nga Farka. Dyshohet se ishte 15-vjeçari, njëri nga 4 të shoqëruarit që qëlloi me thikë viktimën. Vajza e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me 18-vjeçarin, i cili mbeti viktimë.