Dj Dagz vendosi që t’i bëjë propozimin për martesë partneres së tij Einxhel Shkira në festën e Baby Shower që çifti organizoi sot për vogëlushin e tyre.
Teksa falenderuan të ftuarit që morën pjesë në festë, papritur Dagz nxjerr unazën dhe ulet në gjunjë.
E sigurisht një “Po” ka ardhur nga ana e moderatores si përgjigje. Ky moment ka bërë që si Einxhel dhe Dj të “shpërthejnë” në lot nga emocionet e bukura.