Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Momentet më të rëndësishme të jetës së Aleksandër Moisiut vinë në 44 foto

23:27 / April 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5 1556224769
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa opozita jashtë parlamentit protestonte duke bllokuar akset nacionale rrugore, kryeministri Edi Rama ishte në ekspozitën e çelur në nder të aktorit të madh Aleksandër Moisiu në ambjentet e Kryeministrisë.

Salla COD u pushtua nga 44 fotografi të printuara në kanavancë nga jeta e artistit të madh Aleksandër Moisiu, të shfaqura për herë të parë për publikun shqiptar.

Rama tha se Aleksandër Moisiu ishte aktori i parë që kishte parë në jetën e tij, ndërsa nënvizoi dashurinë e artistit për Shqipërinë.

Rama: Dëshmia e Aleksandër Moisiut është një dëshmi që jehon në çdo tipar të karakterit që sjellin fotot e tij se të jesh qytetar i denjë i botës, me kokën lart, kërkon gjithmonë pse jo që t’i kthehesh rrënjëve dhe në këtë rast Shqipërisë, me zemër dhe mos t’i qëndrosh me kurriz.

Për ta mbyllur, është si të thuash, një thyerje e sharmit magjepsës të rregullit që Mefistofeli rol në të cilin në 1909 thuhet se shkëlqeu Aleksandër Moisiu dhe falë të cilit njësoj si Fausti njohu dashurinë e një gruaje që djalli e shpallte si të vetmin realitet.Tani, ndjesë gjerman folësve këtu, unë nuk jam i tillë por më duket se thuhet, “ich bin der geist der stets verneint”. “Unë jam shpirti që mohon gjithçka”.

I pranishëm në ekspozitë ishte dhe ish-presidenti, Alfred Moisiu, i cili rikujtoi rëndësinë e artistit edhe në arenën ndërkombëtare.

Në ekspozitë bëhen publike për herë të parë foto dhe objekte të vetë aktorit si stampa e dorës, flokë origjinale, spaletat e ushtarakut, kurora e aktorit më të mirë të Europës si dhe shumë dokumente dhe dorëshkrime të tij.

Seti fotografik është pronë e Muzeut austriak që prej vitit 1958.

moisiu momentet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dekoron me urdhrin “Ylli i Madh” ish-presidentin Moisiu, kirurgun e shquar Elezi dhe gjuhëtarin Mansaku

20:29 / December 10, 2025

“Serbia do të kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do të ishte fortifikuar veriu”, deklarata e fortë e ish-presidentit Moisiu

21:23 / July 13, 2025

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024

Presidenti Begaj pret në zyrë Moisiun: Është gjithmonë kënaqësi të shkëmbej mendime dhe opinione

18:38 / May 20, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.