Boksieri amerikan Jarrell Miller u bë sportisti më shumë i komentuar në rrjetet sociale pasi gjatë një ndeshjeje parukja i “fluturoi” nga koka.
Ngjarja ndodhi gjatë duelit, por Miller nuk u shqetësua. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur parukja i lëviz nga koka gjatë duelit. Mes raundeve ai e hodhi paruken drejt publikut dhe vazhdoi ndeshjen, të cilën e fitoi.
