Aktorja e famshme, sot 54 vjec, Monica Bellucci, e konsideruar një prej femrave më të bukura të botës, nuk është përpjekur ta ndalojë kohën me ndërhyrje estetike. Ajo preferon natyrshmërinë, edhe kur vjen fjala tek plakja.
Për këtë arsye, vajzave Deva dhe Leonie, përpiqet tu mësojë sensin e vërtetë të bukurisë: “ Dëshiroj që ato të mësojnë të ndihen mirë me veten, ta respektojnë veten, ta përdorin teknologjinë dhe të gjithë mjetet e tjera ne dispozicionin e tyre për tu rritur më mirë, por dua që ta dijnë se bukuria mund të ndihmojë, megjithatë, ajo e vërteta është gjendje shpirtërore. Nëse nuk je e bukur brenda, vështirë të jesh e bukur jashtë“, ka thene ajo…