Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me largimin e Grida Dumës nga posti i deputetes.
Kryemadhi deklaroi në Euronews, se rroga e një deputeti sot është sa ajo e një përgjegjësi zyre të postës dhe nuk mjaftojnë për të përballuar shumë shpenzime.
“Rroga e një deputeti të opozitës është sa një përgjegjës i zyrës së postës dhe është 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra.
Është çështje parash se me çfarë do paguajë Grida Duma?! Do rrisë djalin, me çfarë do paguajë dritat, me çfarë do mbajë makinën? Se këto nuk i llogarisni ju asnjëherë,” – u shpreh Kryemadhi.