Këngëtarja Morena Taraku para disa kohësh konfirmoi publikisht se është në një lidhje dhe madje shprehej se ishte shumë e lumtur.
“Edhe meqë ra fjala, unë jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot”, shkruante Morena duke mos treguar detaje të tjera për partnerin.
Mirëpo me postimin që ka bërë sot në Instagram, këngëtarja ka lënë të kuptohet se është sërish single.
“Të jesh single nuk do të thotë që je i/e dobët, do të thotë se je i fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton”, shkruan Morena.