Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mori 20 mijë vota me ndihmën e bandave? Sara Mila-Berishës: Mezi pres shtatorin të jemi sy më sy në Parlament

15:50 / June 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 06 17 154722
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e re e PS-së, Sara Mila e cila është edhe një nga kandidatet më të votuara më 11 Maj, iu përgjigj akuzave të Sali Berishës se votat i mori me ndihmën e bandave. Mila tha se përgjigjen do t’ia japë Berishës në shtator, kur të hyjë në Parlament dhe të përballet sy më sy me të. Ajo u shpreh mirënjohëse për 20.225 votat e grumbulluara në zgjedhjet parlamentare, ndërsa tha se antireklama që i bëri PD-së, duke e akuzuar vazhdimisht, ndikoi edhe më shumë në rritjen e mbështetjes ndaj saj.

”Mezi po pres shtatorin, sepse është shumë e vështirë kjo hedhja e fjalëve nga larg që opozita bën për mua nga Parlamenti, kur unë nuk jam ende pjesë e Parlamentit, kështu që unë mezi pres shtatorin se do te jemi sy më sy dhe ballë për ballë për të gjitha ato që thonë dhe për të gjitha përgjigjet që pret elektorati im.

Nuk ka qenë e lehtë për mua, teksa hidhej baltë mbi atë që unë dhe familja ime përfaqëson. Numërimi më solli një lloj çlirimi, ndjeva një mirënjohje të thellë për atë që unë arrita.

Dua të them që një pjesë e mirë e demokratëve të Elbasanit, i besuan kandidaturës sime, duke më parë si një figure të re. Non grata-s do t’i përgjigjem në shtator, ata e kanë ndarë mendjen të merren me mua gjatë, unë aty do të jem, do të jetë më e këndshme kur replika të jetë sy më sy”, u shpreh Mila.

banda Elbasan PD Sali Berisha Sara Mila
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.