Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mos dëgjoni konspiracionet”, Manjani replikon me Kim: Janë fakte, jo supozime! Bën kot si entuziaste për GJK

21:08 / December 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manjani meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ylli Manjani ka replikuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila deklaroi se Gjykata Kushtetuese është funksionale dhe ata që thonë të kundërtën, bëjnë propagandë dhe nxjerrin teori të çmendura konspirative.

Ai thotë se legjimitet për të diskutuar për Gjykatën Kushtetuese kanë vetëm shtetasit shqiptarë, jo ambasadorët.

“Që Gjykata Kushtetuese ka 9 dhe jo 6 anëtarë si dhe; Që vendimmarrja me 5 anëtarë është e lidhur me sigurinë që jep numri 9 i anëtarësisë së plotë.  Janë fakte, jo supozime. Aq më pak konspiracione!  Nuk po pretendojmë të kemi gjetur lidhjen midis COVID 19 dhe humbjes së zgjedhjeve nga Trump. Ky është konspiracion, sa për dijeni të zonjës Kim!

Numri 6 është minimumi për të patur seanca gjyqsore, pra teatër, por jo siguri që gjykata vendos dot. Cilido që ka shkruar njëherë të vetme një padi apo ka qenë në një proces gjyqsor para asaj Gjykate, e di këtë gjë!

Jam dakort, që është plotësuar një kërkesë formale për të ndihmuar vendimmarrjen e Brukselit për të vendosur një datë bisedimesh me ne. Siç kam thënë më parë është si ai tamponi që bëjn njerëzit për jasht shteti.

Dhe kjo datë është prapë për ne, jo për zonjën Kim! As për zotërinjtë ambasadorë të tjerë. Është për NE ajo datë, dhe po e presim si ujin e pakët. Ndaj ai entuziasëm i tyre është fallco. Krejt i pakuptimtë. Po krijojnë idenë e rreme se Gjykatën Kushtetuese po e krijojmë për herë të parë.

I kemi patur këto institucione edhe para zonjës dhe zotërinjve ambasadorë! Në ka vend për konspiracion dhe shfokusim të vemendjes, ky është vetëm tek sjellja entuziaste pa kuptim e ambasadorëve. Cilido shqiptar është krejt legjitim të diskutojë e të mendojë për çështjet e Shqipërisë”, shkruan ai.

Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.