Gentian Zenelaj ka ndarë me të gjithë një video ku gjendet pranë fëmijëve, duke kaluar disa orë produktive dhe plot humor pranë tyre. “Bisedë mes moshatarësh”, ka shkruar Zenelaj në fotot dhe videot ku dallohet se fëmijët janë duke qeshur pranë aktorit të njohur.
Mesa duket Genti ka marrë energjinë e duhur pranë fëmijëve këtë fundjave dhe ndryshe nga çdo herë tjetër ka zgjedhur ta ndajë atë me të gjithë.
Kujtojmë se 41-vjeçari e ka nisur karrierën e tij si aktor humori në programin ‘Portokalli’ në ekranin e ‘Top Channel’ dhe kjo shpjegon faktin pse ai është një nga personazhet më të dashur për të gjithë.