Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mos i hidh benzinë zjarrit”/ Sherr mes gazetarit Artan Hoxha dhe avokatit të Altin Ndocit: Mos fol me këtë gjuhë! Gazetari: Paskan vrarë veten pra, gjyqtarët qenka leshko

23:58 / May 5, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha është përplasur mbrëmjen e sotme me avokatin e Altin Ndocit, të akuzuarin kryesor për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, Saimir Visha.

Në një lidhje me Skype në studion e “Opinion”, teksa Hoxha po tregonte skemën e vrasjes dhe pas kronikës së transmetuar në emision, avokati u shpreh se gazetarët po gënjenin dhe se nuk mund të flitetj me këtë gjuhë në një studio televizive dhe të hidhen akuza mbi persona të pafajshëm.

Përgjigjia nuk mungoi as nga ana e gazetarit Artan hoxha, i cili me ironi tha se ‘qenkan leshko ata gjyqtarë që e paskan lënë në burg Ndoscin, pasi viktimat paskan vrarë veten’.

Edhe gazetari Ermal Vija u fut në debat, teksa u shpreh se puna e gazetarëve bazohet në raporte prokurorie, por edhe kjo replikë u rrëzua nga avokati Visha, që u shpreh se mediat po flasin kot dhe po hedhin baltë mbi një person që ka lidhje miqësore mbi viktimat. Madje avokati nuk pranoi se ishin të vërteta as rrëfimet e të pednar Klevis Alla, për të cilin u shpreh se asnjë fjalë e tija, nuk ka vlerë pa u pasuar me prova.

Pjesë nga biseda

Ermal Vija tregon mënyrën se si lidhet vrasja e Durrësit me grabitjen e Rinasit: Në fakt deri më tani është vetëm dëshmia e Allës, ajo që ka lidhur këto dy ngjarje. Ai ka treguar armën e krimit dhe makinën me të cilën janë larguar autorët. Ai ka çuar policinë edhe në vendndgjarje që ata ta besojnë. Alla ka shtuar edhe se vëllezërit Haxhia, vetë Besmiri, që ka dhe precedentë kriminale, ishte njohur në burg në Greqi me Admir Muratajn, dhe pas grabitjes ka fshehur një nga anëtarët e ngjarjes.

Më pas fjalën e mori gazetari Hoxha, i cili po përshkruante ngjarjen e ndodhur dhe faktet e ditura deri në këto momente duke iu referuar deklaratës së Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu. Në këtë moment, avokati Visha ndërhyri duke thënë se këto fakte janë të pavërteta dhe se gazetari nuk duhet të flasë në këtë mënyrë

Artan Hoxha: Unë nuk hyj te puna jote, nuk më intereson puna jote, as klienti jot

Saimir Visha: Nuk mund të flasësh me këtë gjuhë, prezumoi njerëzit të pafajshëm njëherë

Artan Hoxha: Ke një deklaratë të policisë së shtetit, pse si ke bë padi ardi veliut

Saimir Visha: Unë ti bëj padi

Artan Hoxha: Po meqe ti po thua këto nuk janë të vërteta. Deklarata thotë janë ndaluar dy persona me këto prova…Domethënë paskan vrarë veten viktimat, hajde ta mbyllim këtë muhabet. Dhe gjyqtarët qenkan leshko që i likan në burg

Saimir Visha: Mos i hidh benzinë zjarrit, nuk flitet kështu është gabim kështu si po flet

Artan Hoxha: Ne nuk po fajsojmë njeri. Nuk mund të themi se ai djali është kot aty

Saimir Visha: Po është kot aty duhet të dalë që sot. Nuk flitet dot në këtë mënyrë.

Artan Hoxha: Unë nuk të them dot ty që je gabim dhe as ti nuk më thua dot mua që jam gabim.

Saimir Visha: Po smund të thuash ti në bazë të një deklarate qe ka fajësi

Artan Hoxha: Si mos ti referohem deklaratës së drejtorit të policisë së shtetit

Saimir Visha: Jo nuk mund ti referohemi. Nuk jemi në sistem inkuizitor por në sistem akuzator o miku im duhet të presim hetimin

Artan Hoxha: Mos ja fut kot

Saimir Visha: E ke shumë gabim këtë të folurën

Artan Hoxha: Unë po të pyes për deklaratën e prokurorit ti thua se nxjerr se është sekret hetimor, as unë nuk e nxjerr se është sekret hetimor.

Saimir Visha: Ca thua kështu se nuk flietet kështu

Artan Hoxha: Ti po thua gjykata e ka lënë në burg se ka bërë presion media

Saimir Visha: Po prandaj e kanë lënë

Artan Hoxha: Mos u bëj qesharak

Saimir Visha: Të flasim me qetësi…  

altin ndoci Hoxha leshko vrare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.