Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mos ia vdisni nënën”, Don Gjergj Meta tregon të vërtetën e 17-vjeçares Briselda Gjikolaj

18:33 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion30
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arqipeshkvi i Mirditës Don Gjergj Meta, dukeët se është tronditur shumë nga lajmi për vrasjen e 17 vjeçares në Laprakë dy ditë më parë.

Por arqipeshkvi, ka edhe një të vërtetë për të treguar. NW media po qarkullon prej dy ditësh një histori e trishtë për 17 vjeçaren, Briselda Gjikola, ku thuhet se nëna i ka vdekur dhe babai e ka braktisur.

Dom Gjergj Meta shkruan se informacioni vërtet është një e drejtë, por me të nuk duhet të abuzohet nga mediat sepse në fakt dy prindërit e vajzës jo vetëm që janë gjallë por janë dhe bashkë, pra nuk janë divorcuar.

‘‘Kur gënjehet apo sajohet për një klik më shumë. Pse? Tragjedia e vajzës së vrarë mbrëmë na ka prekur të gjithëve. Vetëm 17 vjeç dhe me shumë dëshirë për të jetuar si të gjitha bashkëmoshatarët e saj. Informacioni është një e drejtë, por… mos ia vdisni nënën se e ka gjallë e as të atin mos e bëni me faj duke gënjyer se është larguar’’, ka shkruar ndër të tjera Arqipeshkvi i Mirditës, zonë prej së cilës vinte dhe vajza.

Gjithashtu Dom Gjergj Meta shprehet se ata janë një familje normale e Shqipërisë dhe Mirditës që janë larguar nga Kurbneshi për një jetë më të mirë në Tiranë, ashtu si mijëra familje që nuk shohin një të ardhme aty, duke theksuar dhe se prindërit e Briselda Gjikolës, janë bashkë.

‘‘Janë një familje normale e Shqipërisë dhe Mirditës tonë që janë larguar nga Kurbneshi për një jetë më të mirë në Tiranë ashtu si mijëra familje që nuk shohin një të ardhme aty. Iliri dhe Drita janë prindërit e vajzës së vrarë dhe janë bashkë. Verifikoni përpara se të shkruani të dashur gazetarë. Mos vrisni dy herë. Respektoni familjen dhe dhimbjen e tyre. Mos ushqeni thashethemin e kureshtarëve epshorë vetëm për pak klikime duke thënë gjëra të pavërteta’’, përfundon ai në mesazhin e tij.

Kujtojmë mbrëmjes e së mërkurës ndaj dy të rinjve, Briselda Gjikola e Erjon Benga është qëlluar me armë zjarri, sapo ata janë çuar nga kafja për të shkuar në drejtim të makinës së tyre.

Si pasojë e një plumbi në kokë, 17 vjeçarja ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital, ndërsa i dashuri i saj, 23 vjeçari Erjon Benga, pavarësisht se ka marrë dy plumba, një në qafë dhe një në shpatullë ka mundur të mbijetojë.

Arqipeshkvi prifti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.