Ish-deputeti Luçiano Boçi ka debatuar me gazetarin Artan Hoxha për sherrin që ndodhi mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca.
Hoxha tha se Luca nuk është nga ata njerëz që hidhet direkt në sulm dhe grushton. Këto fjalë nxitën reagimin e Boçit, i cili tha se as ai nuk njihet si një person i dhunshëm.
Pjesë nga biseda:
Artan Hoxha: Bashkë e pamë skenën dhe atë që pamë kishe mundësi ta shmangie….Gjergj Luca, të paktën nga ne, nuk njihet si një person që hidhet direkt në sulm
Luçiano Boçi: Po pse unë njihem si një person që grushtoj?
Artan Hoxha: Jo, jo, ne po themi, s’e njohim ashtu
Luçiano Boçi: Po pse mua si më njeh ti, si grushtues?
Artan Hoxha: Jo, jo atë thashë, u habita kur e pashë dhe unë. Dhe siç po thoja, ka pasur raste sulmesh edhe në Kuvend dhe deputetët kanë preferuar të rrinë në tërheqje, të mos reagojnë. Ti reagove, preferove të bësh këtë gjë. Mund ta shmangie po them.
Luçiano Boçi: Tani bëre një paralelizëm…mos krahaso situatën me Parlamentin sepse aty të mbrohet jetadhe deputeti e di shumë mirë që përfiton më shumë kur rri në heshtje dhe nuk reagon.
Artan Hoxha: Po, po
Luçiano Boçi: Më dëgjo pra më dëgjo, se po të shpjegoj, po më ndërpreve…
Artan Hoxha: S’po të ndërpres, po të mbështes…