Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mos u habisni nëse ftoheni gjatë sezonit të verës, ja ushqimet që këshillohet të konsumoni!

22:48 / July 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grip
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ftohja nuk ndodh vetëm në stinën e dimrit. Mund të ndodhë të ftohemi edhe gjatë verës dhe përveç ilaçeve që na jep mjeku, rol të rëndësishëm në rimëkëmbje luajnë edhe ushqimet që ne konsumojmë. Hulumtimet tregojnë se supa e pulës e bërë në shtëpi zhbllokon hundën më mirë se çdo lëng tjetër i nxehtë. Gjithashtu ka efekte anti-inflamatore që mund të lehtësojnë simptomat e ftohjes.

Ushqime të tjera që këshillohet t’i konsumoni në rast ftohjeje:

1.Limoni
Për të shmangur ftohjen, “armatosuni” me vitaminë C. Nëse e konsumoni para simptomave të ftohjes, vitamina C do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të shëroheni më shpejt. Përveç limonit, mund të konsumoni portokall.

2.Ushqime që përmbajnë antioksidues
Lakra e gjelbër, brokoli, boronicat, çaji i gjelbër dhe qepa e kuqe, kanë veti antioksiduese që ndihmojnë në luftimin e ftohjes.

3.Speca djegës
Nuk do të shëroheni nga specat djegës, por mund të pastroni sinuset dhe të hapni rrugët e frymëmarrjes. Kapsaicina nga specat ndihmon në zhbllokimin e hundëve, gjë që me siguri do t’ju lehtësojë gjendjen.

4.Xhenxhefil
Një filxhan çaj xhenxhefili i freskët lufton të ftohtin. Nuk duhet ta pini vetëm kur sëmureni. Konsumojeni për të bllokuar viruset.

5.Qumështi
Qumështi, akullorja dhe djathi kanë një reputacion të keq kur bëhet fjalë për ftohjet, sepse stimulojnë prodhimin e mukozës. Por akullorja mund të qetësojë dhimbjen e fytit, ndaj keni diçka për të shijuar ndërkohë që jeni të ftohur.

6.Hudhra
Shkencëtarët pohojnë se hudhra është jashtëzakonisht efektive kundër ftohjes. Më së miri është ta konsumoni të gjallë, por nëse nuk e duroni shijen e mprehtë, përzijeni në kombinime të ndryshme dhe ngroheni pak.

7.Shmangni kafeinën dhe alkoolin
Anashkaloni këto ushqime në një hark të gjerë. Në kohën e ftohjes, lëngjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për trupin, por këtu nuk përfshihet alkooli dhe kafeina. Nëse jeni mësuar me kafen e mëngjesit, pini një filxhan të vogël kafe të zezë pa qumësht dhe sheqer. Mund ta zëvendësoni kafen me çaj jeshil ose çaj tjetër.

ftohje keshilla ushqime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.