Dedektivja e njohur shqiptare Shkënda Lili ka treguar një nga rastet më prekëse të punës së saj.
E ftuar në RTV Ora, ajo rrëfeu historinë e një gruaje të sëmurë që ka takuar të dashurën e burrit dhe i është lutur që të mos takohet me të deri në momentin që ajo të ndërrojë jetë.
“Ka qenë në grua e sëmurë dhe e dinte që burri ka një tjetër, madje është ulur në një tavolinë me të dashurën e burrit edhe i luteshe të dashurës së burrit. Kishte një sëmundje të rëndë edhe e dinte që do largohej nga kjo jetë dhe i kërkoi që të mos takohej me burrin e saj deri në momentin që ajo të largohet nga jeta. Ky është një rast që më ka mërzitur, dhe me këtë person unë mbaj kontakt gjithmonë, e kam bërë edhe si mikesha, vjen dhe flet me mua”, tregoi ajo.