Një sulm ukrainas në qendrën stërvitore ruse të Makiivka, ka shkaktuar 89 viktima, raporton agjencia ruse Tass.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ishte përdorimi i telefonave celularë nga personeli në qendrën e trajnimit në qytetin lindor të Ukrainës që shkaktoi numër kaq të madh viktimash.
Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar të hënën.