Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mosregjistrimi i Listës Serbe, SHBA kritika LVV-së

12:50 / December 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada e SHBA ne Kosove 1024x531 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadat e huaja të përfaqësuara në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se përpjekjet e saj për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë me vizion afatshkurtër dhe përçarës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada ka theksuar se veprimet e tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës, por edhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e Dialogut Strategjik mes dy vendeve, i pezulluar që nga shtatori i këtij viti.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë me vizion afatshkurtër dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Kritika për moscertifikimin e Listës Serbe janë dhënë edhe nga ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë.

“Veprimet e tilla kërcënojnë ta shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e ngushtë”, tha Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë në Kosovë.

Ndërsa ambasadori gjerman e ka quajtur sjellje penguese, duke theksuar se zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike.

Dy anëtarët e VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve votuan kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme. Shtatë anëtarë abstenuan, ndërsa dy të tjerë, anëtarja serbe dhe kryesuesi Kreshnik Radoniqi, votuan për.

E njëjta situatë kishte ndodhur edhe në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt dhe ato lokale më 12 tetor, por pas ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, kjo e fundit kishte urdhëruar KQZ-në të certifikonte Listën Serbe.

Listës Serbe lvv Mosregjistrimi SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.