Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Moti / Borë dhe acar në të gjithë vendin, në Dibër minus 9 gradë

23:46 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dimer ne Diber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Temperaturat në vlerat minimale sot regjistruan vlerën më të ulët -7°C në qytetet e Korcës dhe Peshkopisë, jo aq sa priteshin kjo edhe për shkak të vranësirave të cilat nuk lejuan që termometri të zbriste edhe më tej. Në zonat malore edhe temperaturat maksimale mbetën në vlera negative ndërsa temperature më e lartë për sot u regjistrua në qytetin e Sarandës me 6°C ndërsa kryeqyteti 5°C. Në mesnatë pritet që në Dibër e Bulqizë temperaturat të shënojnë minus 9 gradë celsius.

Ashtu sic ishte e parashikuar moti sot ka qenë me vranësira mesatare dhe të dendura të shoqëruara me reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në zonën e verilindjes dhe zonën e jugut deri përgjatë vijës bregdetare. Aktualisht reshjet e dëborës me intensitet të ulët dhe mesatar mbeten në zonën e Gjirokastrës dhe Korcës ndërsa përgjatë vijës bregdetare reshjet e dëborës janë konvertuar në reshje shiu.

Për orët në vijim parashikohet që moti të mbetet relativisht i paqëndrueshëm. Reshjet e dëborës do të mbeten prezente në zonat malore të jugut si dhe juglindje me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet e dëborës me intensitet të ulët do të fitojnë terren gradualisht duke prekur edhe relievet kodrinore-malore në zonën qëndrore dhe ato verilindore.

Paqëndrueshmëria do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme. Më pas dita nesër do të ketë mot të qëndrueshëm kryesisht të kthjellët por edhe të acartë. Ajo që duhet theksuar për nesër është një tjetër rënie e temperaturave më e ndjeshme në vlerat minimale. Gjithashtu kjo situatë do të shoqërohet me ngrica të forta ndaj të cilave duhet bërë kujdes.

ACAR Diber Moti rruget
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

08:00 / February 9, 2026

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

11:18 / February 8, 2026

Reshje shiu në të gjithë vendin, si parashikohet moti për këtë të enjte

07:58 / February 5, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

08:01 / February 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.