Në qarkun e Gjirokastrës janë ndërprerë reshjet e shiut. Gjatë gjithë natës, reshjet kanë qenë me intesitet deri në mesatar.
Lumenjtë Vjosa dhe Drino janë brenda shtrateve të tyre. Nga OSHEE informohem se ka ndërprerje të energjisë elektrike në: Lagjen “Demokracia” të qytetit të Tepelenës, fshatin Turan dhe Salari, Bashkia Tepelenë, njêsia adm, Petran, Frashër dhe Çarshovë, Bashkia Bashkia Përmet, njësia adm. Zagori, Bashkia Libohovë.
Në njësinë administrative Frashër, bashkia Përmet ka patur reshje dëbore deri në 20 centimetra, gjithashtu reshje dëbore ka patur dhe në njësinë adm Zagori të cilat aritën deri në 10 centimetrra.
Në dy këto njësi administrative, rekomandohet lëvizja e automjeteve me zinxhirë.