Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Moti i keq në Kolonjë, fshatra të izoluara dhe pa energji elektrike

21:37 / January 13, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kolonje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme të shumta në zonën e Kolonjës, ku disa fshatra përballen me vështirësi të mëdha në qarkullim dhe mungesë të energjisë elektrike.

Ndër fshatrat më të prekura janë Kurtës, Selenicë e Pishës, Qesarakë, Kaltanj, Blush, Psar i Zi dhe Orgockë, ku qarkullimi është bërë i vështirë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Zona e Çlirimit, gjithashtu, është ndër më të goditurat.

Mungesa e energjisë elektrike është një tjetër problem që ka prekur disa fshatra, përfshirë Radanj, Germenj, Vrepskë, Sotirë dhe Podë në Leskovik, si dhe Mbreshtan në zonën e Ersekës. Për shkak të erës së fortë dhe errësirës, OSSH ka njoftuar se ndërhyrjet për riparimin e defekteve do të fillojnë nesër.

Bashkia Kolonjë ka bërë të ditur se ekipet e saj janë angazhuar në terren gjatë gjithë kohës për të ndihmuar banorët dhe për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga moti. Disa udhëtarë të bllokuar janë ndihmuar të dalin nga situata e vështirë.

Autoritetet lokale apelojnë për kujdes të shtuar dhe për ndjekjen e udhëzimeve, ndërsa punohet për rikthimin e normalitetit në zonat e prekura.

energji fshatra kolonje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

08:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.