Shkon në pesë numri i viktimave nga moti i keq në SHBA.
Shtatë shtetet amerikane Maryland, Virginia, West Virginia, Kansas, Missouri, Kentucky dhe Arkansas kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Më shumë se 2300 fluturime janë anuluara, ndërsa rreth 9000 të tjerra kanë pasur vonesa [ër shkak të motit ekstrem. Rreth 190 mijë banorë kanë pasur mungesë të energjisë elektrike në këto shtëtë shtete.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, reshjet e dëborës dhe të shiut parashikohen që të vazhdojnë gjatë ditës në pjesën më të madhe në verilindje të SHHBA-së.
Në pjesë të tjera të SHBA-së, stuhia e dimrit solli probleme në qarkullimin rrugor. Deri më tani janë raportuar 365 të lënduar si pasojë e aksidenteve në rrugë.